BallinaKronikeNëna u hodh bashkë me djalin nga pallati në Vlorë, policia: Si...

Nëna u hodh bashkë me djalin nga pallati në Vlorë, policia: Si ndodhi ngjarja

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Vlorën dhe mbarë opinionin publik, ku një nënë e re është hedhur bashkë me djalin e saj nga kati i 5 i një pallati. Për pasojë ata ndërruan jetë.

Policia e Vlorës bëri me dije se e reja është hedhur nga sheshpushimi i pallatit.Nuk dihet ende se për çfarë arsye ka marrë këtë akt ekstrem.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet ne njoftimin e policise.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular