BallinaKronikeSulmi me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan/ Shkon në tre...

Sulmi me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan/ Shkon në tre numri i viktimave, humb jetën shoferi dhe dy të mitur, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rajonin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me arme në drejtim të autobusit me nxenes që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Sipas mediave kosovare në këtë autobus si pasojë e të shtënave tre persona kanë vdekur,  shoferi i automjetit  dhe dy nxënës, kurse ka edhe të plagosur. Nje prej tyre ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular