BallinaKronikeAutobusi lëvizi 50 metra me shoferin e vrarë/ Çfarë dëshmoi një nga...

Autobusi lëvizi 50 metra me shoferin e vrarë/ Çfarë dëshmoi një nga nxënësit që i mbijetoi sulmit

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një autobus u sulmua me armë zjarri dhe për pasojë humbën jetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Në mediat kosovare raportohet se autobusi ndodhet ende në vendngjarje. Sulmi dyshohet të jetë kryer me Kallashnikov Ak47 ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja.

Mësohet gjithashtu se në vendin e ngjarjes ka mbërritur një nga nxënësit që i mbijetoi sulmit, i shoqëruar nga babai i tij. Ai aktualisht po merret në pyetje nga hetuesit me qëllim për të zbardhur detaje nga sulmi i rëndë.

Në momentin e sulmit të mbrëmshëm, rreth orës 19:00, në autobus ishin shoferi dhe 7 nxënës. Nga sulmi humbën jetën Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj si dhe shoferi Gani Gjokaj.

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmanaj ka folur për tragjedinë e mbrëmshme në këtë fshat dhe tha se autori i krimit pas aktit u largua në këmbë, teksa autobusi ka lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë kur edhe ka rënë në një kanal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular