BallinaKryesoreMinistria e Bujqësisë do të privatizojë 1500 objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore

Ministria e Bujqësisë do të privatizojë 1500 objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore

Ministria e Bujqësisë ka identifikuar rreth 1500 objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore të cilat rezultojnë ende në pronësi të shtetit dhe që nuk kanë përfunduar procesin e privatizimit.

Për këto objekte propozohet që procesi i privatizimit të bëhet me një ligj të veçantë të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe që pritet që së shpejti të kalojë të futet në procedurë në Kuvend. Sipas relacionit shoqërues, të disponuar nga Gazeta Shqip, objektet e mbetura pa përfunduar në procesin e privatizimit janë likujduar, sipas një VKM-je të vitit 1998.

1500 objektet ndahen në pesë kategori. Në kategorinë e parë janë objektet për të cilat ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe i likujdimit. Së dyti, objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe pajisjes me kontratë, por me likujdime të pjeshme ose të papaguara të vlerës së kontratës dhe jo të nënshkruara përpara noterit. Së treti, o bjekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit nga ndërmarrja, dhe është kryer likujdimi i plotë, por nuk është pajisur me kontratë shitje nga ish AQRP të NB-ve.

Së katërti janë objekte për të cilët ka përfunduar procesi i vlerësimit nga ndërmarrja dhe është kryer likujdimi i pjesshëm, por nuk është pajisur me kontratë shitje dhe së pesti objekte për të cilat nga ish Drejtoria e Ndërmarrjeve të Braktisura është hartuar një akt – dorëzimi i objekteve, dorëzuar personave privatë dhe për të cilat është bërë një vlerësim sipas akteve në fuqi për privatizimin.

Me anë të projektligjit, Ministria e Bujqësisë thotë se përcaktohen institucionet që do të përfundojnë procesin e privatizimit dhe sipas propozimit ato do të jenë vetë Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave.

Projektligji përcakton se subjektet e interesuara për të privatizuar një nga këto objektet duhet të paraqesin ne Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimti Rural kërkesën për përfundimin e procesit, ku kjo e fundit brenda një afati 5-ditor nga momenti i dorëzimit të kërkesës dërgon pranë Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor, ose Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Bimevë dhe Veterinarisë, të cilat pas verifikimit të dokumentacionit që ndodhet në arkivat e tyre, realizojnë me kontratë shitje sipas legjislacionit në fuqi për shitblerjen e pasurive të paluajtshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular