BallinaKryesoreNë Angli mund të ndodhë çudia / Importuesit ngrenë alarmin: Rrezikojmë festa...

Në Angli mund të ndodhë çudia / Importuesit ngrenë alarmin: Rrezikojmë festa pa alkool

Importuesit e pijeve alkoolike në Angli janë të shqetësuar në lidhje me mungesën e thellë të shoferëve të kamionëve, që mund të çojë, sipas tyre, deri në mungesë të këtyre pijeve në festat e fundvitit.

Shoqata e Tregtarëve të Verës i ka dërguar një letër qeverisë britanike, ku i kërkon që të marrë sa më parë masat për të siguruar transportin e pijeve alkoolike. Sipas kësaj shoqate, sasia që nevojitet në treg këtë vit është pesë herë më e madhe se ajo e vitit të kaluar.

Letra është nënshkruar nga 49 kompani në këtë industri dhe sipas BBC, në përmbajtjen e saj, importuesit kërkojnë që qeveria të sigurojë transportin e këtyre produkteve para Krishtlindjeve.

“Porositë, të cilat dikur mbërrinin në destinacionin e tyre në dy, ose tre ditë, tani po përballen me vonesa deri në 15 ditë në një kohë kur kostot e transportit janë rritur me rreth 7 për qind” thuhet në letër.

Qeveria britanike ka njoftuar lehtësimin e vizave për emigrantët dhe shtetasit e Bashkimit Europian që pranojnë të punojnë si shoferë kamionësh. Ajo ka premtuar 10 mijë viza të këtij lloji, ndërkohë që sektori i transportit vlerësohet se ka nevojë për 100 mijë shoferë për të funksionuar normalisht.

Anglezët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në botë./Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular