BallinaKryesoreMilan e pëson përsëri në Serie A, përmbyset në shtëpi nga Sassuolo

Milan e pëson përsëri në Serie A, përmbyset në shtëpi nga Sassuolo

Milan ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A. Kuqezinjtë, pas fitores së madhe të arritur në mesjavë kundër Atletico Madrid në Champions League, janë kthyer me këmbë në tokë nga Sassuolo. Miqtë kanë marrë një fitore bindëse 3-1 në San Siro.

Dhe të mendosh se ka qenë skuadra e Pioli-t që ka kaluar në avantazh në minutën e 21-të, por ky gol duket se ka ndezur Sassuolo-n. Skuadra e Dionisi-t, në fakt, ka barazuar tri minuta më mbrapa me një super gol të Scamacca-s, që ka lënë në vend Maignan me një predhë nga jashtë zone.

Në të 33-ën ka ardhur përmbysja e miqve falë një autogoli të Kjaer. Në pjesën e dytë, në të 66-ën, Berardi ka shënuar golin e tretë duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.

Ky ka qenë goli i 10 për sulmuesin italian në kampionat kundër Milan-it, kundërshtari i tij i preferuar në Serie A. Milan e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Romagnoli për një faull si lojtar i fundit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular