BallinaAktualitet“Shqipëria është nëna jonë, jemi një gjak”/ Shqiptarët e Kosovës festojnë Ditën...

“Shqipëria është nëna jonë, jemi një gjak”/ Shqiptarët e Kosovës festojnë Ditën e Flamurit në Vlorë

Vlorë- Shqiptarët festojnë sot 109 vjetorin e Pavarësisë. Ashtu si çdo vit festën e veçantë e mirëpret Vlora, për të përkujtuar ngritjen e flamurit në 28 Nëntor 1912.

Me qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Flamurit. Shumica prej tyre janë shqiptarë të Kosovës. Ata rrëfejnë emocionet e kësaj dite për mikrofonin e ABC.

“Jam mërgimtar, nga Zvicra kam ardhur. Do festojmë, do kënaqemi në vendin tonë. Shqipëria është nëna jonë,” shprehet njëri prej tyre.

Shumë emocionuese e cilëson këtë ditë një qytetar nga Vlora. “Unë kam lindur këtu. Festa është shumë emocionuese. Tradita vlonjate është të jemi në shesh. Ne erdhëm nga Tirana nuk jetojmë më në Vlorë,” thotë ai.

Një tjetër i ardhur nga Kosova kërkon më shumë energji për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, shkruan abcnews.al.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular