BallinaKryesoreShevchenko jep “ok” për futbollistin e Kosovës/ Mund të transferohet falas në...

Shevchenko jep “ok” për futbollistin e Kosovës/ Mund të transferohet falas në Serie A!

Pas barazimit ne pasditen e te dieles ndaj Udinese-s, tashmë është koha që Genoa të projektohet drejt ndeshjes së së mërkurës në mbrëmje kundër Milanit.

Një ndeshje që në mënyrë të pashmangshme do të ketë një shije tjetër për Andriy Shevchenkon, i cili shkroi faqe të pashlyeshme të historisë te kuqezinjtë:

“Çfarë do të përfaqësojë për mua? Nuk kam pasur kohe për të menduar ende për ndeshjen ndaj Milanit. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e veçantë”

Sakaq, Genoa e trajnerit Shevchenko me druajtje fillon të marrë formë, por ndërkohë pronësia e re përgatit disa lëvizje për të forcuar skuadrën. Siç është raportuar nga TMW, në mesin e profileve të analizuara nga kuqeblute është edhe shqiptari Mirlind Kryeziu, qendërmbrojtësi i majtë i lindur në vitin 1997 i FC Zurich.

I gjatë dhe fizikisht i fuqishëm për shkak të 197 cm, Kryeziu ka zgjedhur të veshë fanellën e perfaqesueses së Kosovës pasi ka bërë procesin e ekipeve të të rinjve të Zvicrës (ai ka lindur në Zyrih).

Kuqeblute e kanë parë atë në ndeshjet e fundit të liderëve aktualë në Superligë dhe nuhasin transferimin e mundshëm të lirë duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular