BallinaAktualitetTë shtëna me armë zjarri në mes të kryeqytetit, qytetari para policisë:...

Të shtëna me armë zjarri në mes të kryeqytetit, qytetari para policisë: Kisha një aheng familjar

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një aheng familjar.

Sipas autoriteteve arma e zjarrit dyshohet të jetë e përdorur në rastin familjar dhe është gjetur në një kontejner së bashku më një gëzhojë.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar. Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia për mediat kosovare./Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular