BallinaKryesoreBujar Leskaj: Shqipëria-e para në Evropë për pastrim parash!

Bujar Leskaj: Shqipëria-e para në Evropë për pastrim parash!

Nga Bujar Leskaj

Sipas Indeksit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të Institutit të Bazelit për Qeverisjen, edicioni i vitit 2021(//baselgovernance.org/sites/default/files/2021-09/Basel_AML_Index_2021_10th%20Edition.pdf), vendi ynë renditet i pari në Evropë për rrezikun e pastrimit të parave, më koefiçientin 5.72. Kjo vlerë është shumë më e lartë se sa mesatarja globale botërore prej 5.22. Është vlera më e lartë në Evropë!
Në zonën e Evropës dhe Azisë Qendrore (://baselgovernance.org/sites/default/files/2021-09/Basel_AML_Index_2021_10th%20Edition.pdf, faqe 29), ndodhemi në treshen e parë të vendeve me rrezik më të lartë, pas Kirgistanit dhe Taxhikistanit.
Vjet ishim të dytët në Evropë, pas Turqisë, me një koefiçient 5.69, por këtë vit jemi përkeqësuar, duke u renditur një vend më sipër Turqisë, në vendin e 39-të në botë, duke sinjalizuar rrezik që mund të pastrojmë më shumë para për banor.
Indeksi tregon se jemi mes tetë vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore, të listuara nga SHBA-të si destinacione të rëndësishme (madhore) të pastrimit të parave. Këto tetë vende janë: Armenia, Gjeorgjia, Ukraina, Rusia, Turqia, Kirgistanit, Taxhikistani dhe Shqiperia (://baselgovernance.org/sites/default/files/2021-09/Basel_AML_Index_2021_10th%20Edition.pdf, faqe 30).
Jemi përkeqësuar në treguesit e luftës ndaj korrupsionit, duke dëshmuar mungesë të madhe efektshmërie në këtë luftë. Kemi transparencë të ulët të raportimit financiar, transparencë dhe llogaridhënie të ulët publike, si dhe rreziqe të larta ligjore dhe financiare të pastrimit të parave.
Dhjetë vite më parë, në vitin 2012, renditeshim shumë më mirë, duke patur një rrezik për pastrim parash shumë më të ulët, me një koefiçient vetëm 5.43(://baselgovernance.org/sites/default/files/2020-06/2012_reportwith2012-2013ranking.pdf, faqe 17).
Dhjetë vite më parë, renditeshim më mirë se sa Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina, të cilat e kishin koefiçientin në respektivisht 5.74 dhe 5.71. Por situata u përmbys me kalimin e viteve dhe tani jemi në vendin e parë në Evropë për rrezikun e pastrimit të parave, në sajë të “kontributit madhor” të sektit Rama në qeverisje.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular