BallinaKronikeShkatërrohet një grup kriminal në Greqi që pajiste me identitet grek shqiptarët

Shkatërrohet një grup kriminal në Greqi që pajiste me identitet grek shqiptarët

Njëzetë persona janë arrestuar orët e fundit nga policia greke në një operacion të madh, që shkatërroi një grup që ndryshonte identitetin e shqiptarëve me rekorde të rënda kriminale.

Nëntë oficerë policie, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë ranë në prangat e policisë.

Nga hetimet e deritanishme në këtë grup kriminal rezultojnë të përfshirë 34 policë. Këta shtetas kanë funksionuar si grup kriminal prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021.

Ata pajisnin me dokumenta të rregullta identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë, që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminale.

Gjithashtu, ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shtete e të ndryshme të zonës Schengen, aty edhe ku në disa raste janë arrestuar.

Identetiti që u jepej klientëve ishte kryesisht ai i homogjenëve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Për çdo dokument identifikimi paguhen 30 000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600 000 euro.

Vetëm ne kasafortën e zyrës së Drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa jusitifkuara. Fitimet e grupit llogariten në 5 mln euro. Grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina.

Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, lindur në Delvinë dhe banues në Athinë, u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkeshortes së tij në datë 16 nëntor.

Ai ishte dënuar me parë për një sasi kokaine në shtetin grek ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje, për të cilën kishte marrë pafajësi. Hetimet e policisë kanë zbuluar se Dhiamandi zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Një i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në BE me identitet fals.

Të pajisur me indetitet fals rezultojnë edhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në vendet e BE nga policisë europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular