BallinaAktualitetVrau bashkëatdhetarin brenda Porsche-s në mes të rrugës, flet shqiptari: E bëra...

Vrau bashkëatdhetarin brenda Porsche-s në mes të rrugës, flet shqiptari: E bëra sepse…

Dje u mbajt seanca gjyqësore për 33-vjeçarin Rinor Z. i cili akuzohet për vrasjen e bashkëatdhetarit Armin Neziraj në kryqëzimin e Arndtstrasse dhe Weidedamm në qershor.

Ky i fundit ishte në semafor me Porsche-n e tij, kur bashkëdrejtuesi i tij Nasko M. 45-vjeç ka goditur me një dërrasë druri Mercedesin e Rinor Z. dhe në këtë moment ai ka nxjerrë armën.

Akuza është vrasje nga pakujdesia dhe tentativë për vrasje. Në seancën e parë, Rinori mbante veshur një kapuç, ndërsa nuk foli përpara togave të zeza. Avokati i Rinorit, Fritz Willig tha: Klienti im ka vepruar në vetëmbrojtje.

Ngjarja tronditi qytetin e Hanoverit dhe shkaktoi panik pasi ndodhi në mes të qytetit.

Me sa duket të shtënave i ka paraprirë një përleshje në Langenhagen, në të cilën Nasko M. dyshohet se është rrahur nga Rinor Z. Të dy kontraktorët në fushën e ndërtimit ishin përplasur fizikisht dhe Rinori i kishte thyer katër dhëmbë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular