BallinaKryesoreLulzim Basha komenton foton e Sali Berishës në vilën e Enver Hoxhës....

Lulzim Basha komenton foton e Sali Berishës në vilën e Enver Hoxhës. Ja cila do jetë nisma e deputetëve të PD-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi në emisionin “Real Story” foton e publikuar sot në media ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e Enver Hoxhës, në prani të diktatorit dhe familjes së tij.  

Basha tha se dekomunistizimi nuk është çështje fotosh, ndërsa u shpreh se një grup deputetësh demokratë kanë marrë një iniciativë për dekomunistizimin që ka mbështetjen e tij.

Çështja e dekomunistizmit të shoqërisë shqiptare nuk është çështje fotosh, është shumë më e thellë. Në Çeki, Sllovaki, Poloni, Hungari, ndarja me komunizmin, lustracioni, është bërë me ligj. Këtu iniciativat ligjore për lustracionin kanë dështuar. Ajo që mund tju konfirmoj pëtej fotove, është që jo vetëm një grup deputetësh të PD-së që vijnë nga të përndjekurit, të cilët kanë sot më shumë përfaqësues në PD se sa kanë pasur në 30 vite, kanë marrë një iniciativë që ka mbështetjen time të plotë për të çuar përpara një ligj për dekomunistizimin. Pavarësisht se po ndodh 31 vite me vonesë. Më mirë vonë se sa kurrë!”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular