BallinaKronikeZbulohet konflikti i ish-deputetit të vrarë me 20-vjeçarin, arrestohet edhe një tjetër...

Zbulohet konflikti i ish-deputetit të vrarë me 20-vjeçarin, arrestohet edhe një tjetër person për… (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka. Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se shtetasi Kristjan Kelmendi që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me viktimën për një borxh.

Sipas burimeve policore Pashko Ujka i ka shitur para pak vitesh një shtëpi ku ka jetuar përpara.

Ajo banesë në kohën kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë. Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh.

20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ai është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur. Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish-deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor.

Personi tjetër i arrestuar, shtetasi Marjan Kola 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20-vjeçarit në vrasjen e ish-deputetit dhe ish kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka i cili u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme në shtyllën kurrizore që i mori jetën. Shtetasi Kristjan Kelmendi dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe pritet një konfirmim i fundit nga policia shkencore. Dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre në polici duke thënë se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular