BallinaPolitikeAkuzat për “Toyota Yaris”/ Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje,...

Akuzat për “Toyota Yaris”/ Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, çështja “non grata” nga SHBA

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi dosjen “Toyota Yaris”, duke theksuar se ka vetëm një dosje dhe ajo është çështja “non grata” nga SHBA.

Në një postim në “Twitter” kryedemokrati thekson se ky vendim i SHBA e detyron Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale.

Gjatë foltores së mbajtur sot në Bilisht Sali Berisha u shpreh se i kishte thënë Bashës “përse e dekonspirove operacionin për Toyota Yaris”, duke pretenduar  se ajo dosje u mbyll nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij mban peng kreun e PD-së.

Deklarata e Bashës

Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular