BallinaKryesore“Kam shumë miq që…”/ Berisha: Shpallja ‘non grata’ e sponsorizuar nga Soros,...

“Kam shumë miq që…”/ Berisha: Shpallja ‘non grata’ e sponsorizuar nga Soros, ambasadorja Kim nuk përfaqëson interesat e SHBA-ve, por të multimilionerit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shpallja ‘non grata’ e tij nga DASH, është sponsorizuar nga filantropi George Soros.

Ai tha gjatë foltores në qytetin e Bilishtit, se e gjitha ka nisur kur Berisha kundërshtoi ndarjen e kufijve të Kosovës.

Madje sipas tij, edhe Reforma në Drejtësi në Shqipëri është diktuar nga Soros, duke pretenduar më tej, se ambasadorja aktuale e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, mbështet ideologjinë e multimilionerit.

“Nuk njoh vend më shumë se Amerikën. Kam bërë gjithçka me bashkëpunimin me atë vend të bekuar. Në këtë rast, vendosa që asnjë miku të mos i kërkoj asnjë ndihmë. Të ballafaqohem si shqiptar, si çdo njeri që i thotë dinjitetit njerëzor dinjitet. George Soros është amerikan, shumë i fuqishëm, por është armik i demokracisë shqiptare. Çfarë bëri ky. Ky është sponsorizuesi, hartuesi, Edi Rama s’e bënte dot kurrë masakrën në sistemin e drejtësisë po të mos jetë fuqia financiare dhe politike e tij. Mirëpo çfarë solli me këtë reformë.

 

 

Ju nuk keni të drejtë të keni proces gjyqësor sipas kushtetutës. A mund të heshtja unë se ky miliarder do të merrej me shkatërrimin e drejtësisë, jo nuk mund të rrija. Ndaj kam kërkuar shpalljen non grata të Soros. Ndaj unë kundërshtova projektet e tij. Sot presidenti i SHBA ka sanksionuar me ligj ata që duan të prekin ndryshimin e kufijve. Shtetet e Bashkuara kanë opozitë dhe siç e dini ju, ministri i Jashtëm i Amerikës, e ka quajtur këtë vepër kryekëput të Geroge Soros. Sado që për mua është gjë e padrejtë. Çfarë përfaqëson zonja me disa qëndrime të saj, mendoni se përfaqëson SHBA-të? Përfaqëson Geroge Soros.

Ç’punë ka kjo me 29 nëntorin. Për herë të parë na del dhe uron 29 nëntorin. Njëherë bën zëdhënësen e Lul Bashës, duke thënë që protesta është thërritur nga PD. Kjo është SHBA? Jo. Kjo është politikë e Sorosit, i cili ka fuqi të madh në vendin e tij, por ne qëndrojmë në të drejtat tona, parimet tona dhe po mbrojmë vlerat e BE, e të SHBA-së. Përfaqësues të shteteve të BE më kanë çuar mesazhe mbështetëse”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments