BallinaKronike“Koka” e grupit të Shijakut, ja sa vite burg kërkon SPAK për...

“Koka” e grupit të Shijakut, ja sa vite burg kërkon SPAK për Astrit Avdylin

SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin i njohur ndryshe si koka e grupit të Shijakut.

Ai është arrestuar për dosjen 339 në kuadër të operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 21 tetor të 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëhere teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit “Avdylajt” e Shijakut.

Policia e Shtetit goditi familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës.

Të arrestuar ishin vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli, (që u lirua më vonë) dhe Shkëlqim Avdylin. Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

Astrit Avdyli, 45 vjeç, ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Me origjinë çame, i rritur jetim dhe pa baba, Astrit Avdyli njihet si i “Urti”, pasi në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë. Grupi i Shijakut njihet si një grup i përbërë me njerëz të dhunshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular