Qyteti i Kukësit dhe fshatrat e këtij rrethi kanë mbetur pa energji elektrike.
Mësohet se Kukësi dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita prej orës 19:00.
Rreth 60 mijë banorë të rrethit të Kukësit kanë mbetur në errësirë.
Raportohet se ka defekt në transformatorin e Rexhepajve. Po punohet për riparimin e këtij defekti.