BallinaKryesoreAvioni privat i Ramës”/Basha publikon shifrat: Shpërdorim i taksave të qytetarëve më...

Avioni privat i Ramës”/Basha publikon shifrat: Shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër në Europë. Vetting, që politikanët të punojnë për familjet shqiptare, jo për oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar  ditën e sotme kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat me fluturimet e tij me avion privat.

Shifrat Basha i ka shpërndarë nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, teksa e vendos theksin dhe rëndësinë tek vettingu  i politikanëve

“Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

Sipas Bashës 1 orë udhëtim me avionin privat të Ramës kushton 15 mijë dollar, teksa kostot fikse në vit shkojnë 700.000.

Postimi i plotë i Bashës:

Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon shifrat: Një

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular