Dosja e falsifikimeve në Greqi, një biznesmen nga Tirana u pajis me identitet greko-sovjet. Çfarë zbuloi hetimi

0
96

Një tjetër rast falsifikimi identiteti është zbuluar nga dosja hetimore e skandalit të madh që ka përfshirë Greqinë, ku kriminelë shqiptarë janë pajisur me identitet tjetër për t’iu shmangur drejtësisë. Një 49-vjeçar shqiptar në vitin 2015 i kishte paguar 50 mijë euro grupit kriminal dhe kishte siguruar një kartë identiteti dhe një pasaportë, me të cilat udhëtoi drejt Londrës bashkë me familjen e tij dhe aty ngriti një biznes.

Biznesmeni shqiptar në 6 qershor 2021 bashkë me avokatin e tij, një dëshmitar të rremë shkuan në një Komisariat policie në Greqi ku deklaruan humbjen e dokumenteve dhe kërkuan rinovimin e tyre. I vetëdeklaruari si shtetas grek ‘rusopond’ (grek me prejardhje nga Bashkimi Sovjetik) me emrin “Damiar Hasenov”, në fakt nuk dinte asnjë fjalë greqisht dhe komunikoi me oficerët në anglisht.

Kur shqiptari u paraqit duke u prezantuar si Damian Hasenov dhe paraqiti dokumentacionin përkatës, punonjësja e policisë vuri re që disa nga firmat e tij ishin të ndryshme dhe filloi të dyshojë.

Në sistemin elektronik vuri re se fotografitë që ishin vendosur në pasaportat e lëshuara për të ishin të ndryshme. Gjithashtu rezultoi që edhe adresa e banimit që kishte dhënë dëshmitari i rremë, ishte false.

Pas një procedure hetimore, 49-vjeçari zbuloi se ishte nga Shqipëria dhe quhet N. E., lindur në Tiranë. Menjëherë ndaj tij nisi ndjekja penale për falsifikim dhe u informua sektori për Çështjet e Brendshme për rastin. E çuditshmja është se grupi kriminal nuk i la këto të dhëna të falsifikuara të shkonin dëm.

Disa ditë pas zbulimit të rastit, u zbulua se këto të dhëna ishin përdorur për nxjerrjen e një karte identiteti tjetër nga Komisariati i Distomos. Madje drejtuesi i Komisariatit Aspropirgo telefonoi drejtuesin e policisë në Axarnon që zbuloi identitetin e dyfishte të shqiptarit, por edhe drejtuesin e policisë në Distomo që kishte nxjerre kartë identiteti në emrin Damiar Hasenov, duke kërkuar informacion përtej kompetencave të tij.

Ndërkohë kanë dalë për mase sigurie 13 të arrestuarit e parë, nga të cilët vetëm tre janë lënë në “Arrest në burg”, një punonjëse policie, një punonjëse e gjendjes civile dhe një shtetas shqiptar. Pritet të merret masa edhe për 7 të tjerë.