BallinaOP EDLëri në paqe t’i falen zotit!

Lëri në paqe t’i falen zotit!

Nga Endri Hasa

Shumë miq të mirë me të cilët ndaj veç bindjeve edhe punën, janë besimtarë praktikantë. Janë djem që jo vetëm të premteve por çdo ditë marrin kohën e tyre për tu përmbushur shpirtërisht përmes lutjeve.
Dje për të disatën herë këta djem besimtarë jam vendosur në shënjestër nga podiumi i “foltoreve”. Duke i futur “në rradhën e ta paguarve për interes”, Berisha ka atakuar njerëzit që kurrë nuk kanë fshehur besimin por edhe bindjet e tyre.
Të besosh në Zot, të jesh praktikant do të thotë të kuptosh drejtë atë që të kërkohet si njeri me përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve, do të thotë të jesh një zë që bën thirrje për t’iu larguar shpifjes, korrupsiont dhe imoralitetit. Të besosh në Zot është gjithashtu një sprovë se si përdor maturinë tënde ndaj provokimeve ndaj teje.
Padyshim që arena politike mbetet edhe më sfiduesja për këdo që angazhohet, sidomos dikë që ka frikë Zotin dhe jo njeriun kur vepron. Kjo për faktin se, shpesh, kufijtë e komunikimit në politikë kalojnë gjuhën e zakonshme, kalojnë mjetet e debatit apo përballjes.
Kushdo që beson e di shumë mirë se, shpifja e vë në një sprovë të fortë atë që përmes gjuhës së tij përhap të pavërteta, që mbron ligësinë. Kështu, që në vend të përgjigjes me të njëjtën monedhë, besimtari sfidon duke ftuar shpifësin përmes një gjuhe pa cinizëm, pa tallje, e aq më pak me provokime të të njëjtës formë dhe përmbajtje si shpifësi.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular