Kryeministrija e Danimarkës kërkoi falje sot, pasi është filmuar pa maskë në një dyqan, në kundërshtim me rregullat e reja kundër Covid-19 që hynë në fuqi.
Videoja e publikuar nga gazeta daneze Ekstra Bladet, është marrë dje nga një kalimtar i rastit përpara vitrinës në qendër të Kopenhagës, katër ditë pas rifillimit të detyrimit për përdorimin e maskës në vende të caktuara dhe në transportin publik.
“Po hyjnë në fuqi rregullat e reja. E kuptova sepse më regjistroi një qytetar”, shkruan Mete Fredericksen në një postim në rrjetet sociale.
“E di që kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Por në mënyrë ideale jo për mua. Pra, padyshim që më vjen keq për këtë dhe dua t’ju falënderoj përsëri për gjithçka që po bëjmë së bashku për të reduktuar epideminë,” tha ajo