BallinaKronikeVrau dhe zhduku prindërit e të dashurit/ 37-vjeçarja shqiptare mëson datën e...

Vrau dhe zhduku prindërit e të dashurit/ 37-vjeçarja shqiptare mëson datën e gjyqit në Itali

Zbardhen zyrtarisht akuzat ndaj Elona Kaleshës, 37-vjeçares shqiptare të akuzuar për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos, prindërve të ish-të dashurit të saj Taulant Pasho. Kalesha do të gjykohet nga Gjykata e Firences për vrasje me dashje të dyfishtë, fshehje dhe përçmim të kufomave

Bashkëshortët u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre, të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në disa valixhe të hedhura në një kanal. Seanca e parë gjyqësore do të mbahet më 15 shkurt 2022.

Zhdukja e bashkëshortëve Pasho, të cilët mbërritën në Itali për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të dilte nga burgu i Firences mëngjesin e 2 nëntorit 2015, është denoncuar nga vajza e çiftit, Vitorja, tek karabinierët e Castelfiorentino (Firence), ku ajo banon dhe ku u varrosën prindërit e tij.

Sipas hetuesve, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen para daljes së Taulantit nga burgu, në një banesë në Firence, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të dashurit të saj. Sipas aktakuzës, 37-vjeçarja dyshohet se ka vrarë çiftin për t’i penguar ata të zbulojnë se ajo kishte abortuar një fëmijë të ngjizur kur i dashuri i saj ishte në burg. ©LAPSI.al

Lajme rreth Shpëtim dhe Teuta Pasho – Dosja AL Firenze, il terreno agricolo dove sono state trovate le valigie Firenze, il terreno agricolo dove sono state trovate le valigie

1 Comment

Lini një Përgjigje

ADRESA JUAJ EMAIL S’DO TË BËHET PUBLIKE.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular