BallinaKryesoreTakimi me Bashën, Escobar paralajmëron sanksione si në Kosovë për personat ‘non...

Takimi me Bashën, Escobar paralajmëron sanksione si në Kosovë për personat ‘non grata’

Zbulohet te tjera detaje nga takimi që zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar zhvilloi sot me kreun e PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Burime nga takimi thanë se zyrtari amerikan ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit. Referuar burimeve, Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës. Ndërsa i takon personave që janë shpallur aktualisht ‘non grata’, SHBA po përgatit sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.

Kujtojmë se zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar nisi axhendën e takimeve në Tiranë me kreun e opozitës Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit Escobar tha se kërkon përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit teksa theksoi se pret me kënaqësi të takojë zotin Basha në Washington së shpejti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular