BallinaKryesoreJa cilët janë 11 kryetarët e degëve të PD që nuk përfshinë...

Ja cilët janë 11 kryetarët e degëve të PD që nuk përfshinë në konfirmimin e kuvendit Kombëtar të PD

11 kryetarë degësh të Partisë Demokratike kanë refuzuar të marrin pjesë në procesin e konfirmimit të tjesëmarrjes për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryesia e PD.

Teksa i listoi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se ka mbledhur të dhëna rreth tyre dhe do ti paraqesë Kryesisë një raport për ta.

Bardhi: Dega Tropojë, Fushë Krujë, Shijak, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Bardhi e përjashton mundësinë për shkarkimin e Bashës si kryetar të PD.

Bardhi: Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt. Për Sali Berishën kryetari i PD është shkarkuar që në 9 shtator kur vendosi që përballë interesit të doktor Berishës vendosi të mbronte interesin e PD dhe demokratëve. Ka një procedurë statutore si mund të kërkohet shkarkimi i kryetari të partisë. Basha është konfirmuar si kryetar opartia tre muaj para këtij momenti. E betmja që ka ndryshuar është se zoti Berisha nuk është më anëtar i grupit parlamentar të PD.

Për të është një mision i pamundur edhe nëse në Kuvendin  e nesërm mblidhen firmat për një mocion mosbesimi ndaj kryetarit dhe lidershipit të PD.

Bardhi: Mocioni zhvillohet në Këshillin Kombëtar të PD. Nëse shumica e anëtarë miratojnë një mocion të tillë i kalohet për votim dhe përfshihet si pikë në rendin e ditës. Nuk ka pasur një kërkesë të tillë se nuk ka pasur arsye.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular