BallinaKryesoreBasha në Këshillin Kombëtar: Ajo që bëri Sali Berisha ishte anti-statutore. Të...

Basha në Këshillin Kombëtar: Ajo që bëri Sali Berisha ishte anti-statutore. Të mos prevalojnë retorikat përçarëse

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si të paligjshme mbledhjen e Kuvendit një ditë më parë nga Sali Berisha.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka thënë se lëvizja e Berishës ishte anti-statutore dhe përçarëse. Ai i ka shprehur mirënjohjen e tij anëtarëve dhe ka thënë se mos prevalimi i retorikave përçarëse është rruga e vetme për të shkuar përpara.

Lulzim Basha: Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara.

Ndërsa Jemin Gjana, ka shprehur hapur qëndrimin e tij pro rezolutës të kërkuar nga Lulzim Basha.

Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar per te qene ne nje institucion legal te PD. Jam votuar nga ju qe jeni sot këtu dhe nga disa qe ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjese për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj ne kuvendin e pare te PD qe jam pjese e kësaj trupe pa asnje ndërprerje. Nuk e ka askush kete luks do ta quaj. Ne kryesi u ka thene kolegeve qe asnjëherë qe nga dita e pare dhe deri sot nuk jam ne as ne partine e Berishes, as selamit, as shehut as bashes. Jam ne pd. Dhe jam sot ketu se kam qene 30 vite pa nderprere tek institucionet legale te pd. Jam pro vendimeve te marra ne krysine e pd. Nuk po perkashtojme ata qekane shkuar ne stadium. Sa janë te lire te shkojnë kudo. Ata qe kane bere nje grup 29 sic kemi bere ne 97, ata nuk mund te jene ne 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua te them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dale ne 97’en me automatik. Kishim probleme me tanert, me grupet e armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe ne nuk duhet t’i lëshojë njerëzit. Trupa e Pd duhet te shtrihet ne teren. Atje duhet ta bëjmë debatin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular