BallinaAktualitet“Biri” i Flutura Açkës merr “Çmimin e Madh të Prozës”/ Basha: Ajo...

“Biri” i Flutura Açkës merr “Çmimin e Madh të Prozës”/ Basha: Ajo nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës

Kryedemokrati Lulzim Basha  ka përgëzuar deputeten Flutura Açka për çmimin që mori vepra e saj “Biri”. Me një postim në Tëitter, Basha shkruan se Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Ai shprehet se është krenar që Flutura është sot pjesë e familjes demokrate dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa.

“Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë. Jam krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa”- shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular