Në një konferfencë për mediat, Gazment Bardhi u shpreh Kuvendi i 11 dhjetori nuk ishte transparent

Po ashtu ai theksoi se kjo ndodhi për shkak se në veprimtarinë e çdo celule ilegale ka zero transparencë.

Pyetje: Delegatët e pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit, a keni bërë kërkesë për ti marrë emrat dhe të bëni krahasim? PD nuk i ka 10 mijë anëtar të Kuvendit.

Bardhi: Kuvendi ka 7646 anëtarë. Unë nuk futem në asnjë sistem privat, nuk mbledh të dhëna që kushdo mund t’i ketë për interesat  e tij. PD ka institucione dhe cilido që pretendon se ka një rol për të luajtur duhet të jetë brenda institucioneve. Unë kujtoj që ditën kur u mbyllën formularët në kasafortën personale të Palokës juve u tha se do të kishte një proces të leximit të emrave dhe ju jeni dëshmitar se kjo nuk ndodhi. Madje për herë të parë nuk lejuan gazetarët në një tubim edhe pse u premtua transparencë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në vend të transparencës u kyçën dyert, por po të kishin pasur mundësi edhe ju do ju kyçnin në kasafortë ashtu si formularët. Pra ka zero transparencë ne veprimtarinë e çdo celule ilegale. Por ne kemi bërë transparencë hapa pas hapi dhe ju ishit dëshmitar”, tha më tej Bardhi