BallinaShow BizzOfendoi vajzat, Roberti s’tërhiqet: Nuk e toleroj atë model, s’e kanë kuptuar...

Ofendoi vajzat, Roberti s’tërhiqet: Nuk e toleroj atë model, s’e kanë kuptuar fare çfarë kam thënë

Robert Aliaj nuk është tërhequr nga deklarata e tij kundër vajzave duke u thënë se ato po promovojnë një model prostitucioni. Edhe pse Alketa Vejsiu, i ka kërkuar që ai të shprehte një ndjesë, opinionist tha se nuk e kishte personalisht me konkurrentet por me modelin.

Në spektaklin e sotëm në ‘Love Story’ në Tv Klan, Aliaj ka thënë se këtë model nuk e toleron kurrë.

Robert Aliaj: Kemi një përgjegjësi para publikut. Unë kam një etikë pune dhe unë nuk gaboj. E gjitha sa thash është çështje për të atakuar modelin. Jam kundër modeli, e këshilloj jo vetëm për fëmijët por për të gjithë. Model të tillë femëror, mos u afro. Duhet të ruajmë një standard, dhe standardi që unë u përballa sot nuk mund të toleroja.

Alketa Vejsiu: Kur shikon këtë revoltë në grup si reagon?

Robert Aliaj: Ato ndoshta nuk e kanë kuptuar fare se çfarë kam thënë unë, nëse janë keqkuptuar dhe unë u them më fal.

Alketa Vejsiu: Ai model është ulur në këto karrige?

Robert Aliaj: Unë sapo e pash në ekran. Sellma ndoshta është nxituar në atë që ka thënë.

Më pas ka ndërhyrë dhe Kristi, i cili është shprehur se i ka kërkuar falje Sellmës, si publikisht dhe privatisht.

Unë e kam bërë ndjesën, personalisht tek Sellma. Po ashtu i kam shkrova në Instagram dhe i kam thënë më fal nëse të kam lënduar vërtetë”, u shpreh fronisti./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular