BallinaKronikeEkzekutimi i 30-vjeçarit në Koder-Kamëz/ Vrasja u filmua nga 4 kamera sigurie,...

Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Koder-Kamëz/ Vrasja u filmua nga 4 kamera sigurie, autorët me kapele

Vrasja e Can Kariçit në Kodër-Kamëz është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja. Pamjet filmike tregojnë se autorët kanë qenë të maskuar me kapele. Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave për të zbardhur krimin e rëndë.

Pistat hetimore për vrasjen e  Can Kariçit në Kodër –Kamëz janë fokusuar në të shkuarën kriminale të viktimës, pasi rezulton se i riu ishte pjesë e një grupi kriminal, ku bënin pjesë edhe dy viktimat e ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Astir, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani. Karriçi ka qenë një person me precedent penalë dhe është arrestuar më parë për plagosje me dashje në Tiranë dhe për armëmbajtje pa leje.

Vetëm pak orë pas vrasjes një makinë tip “Audi”  u gjet e djegur në Institut, e cila dyshohet se është e autorëve. Makina është me targa të huaja, ndërsa brenda saj është gjetur edhe një kallashnikov.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular