BallinaEkonomiNë rrugëtimin historik të FED invest

Në rrugëtimin historik të FED invest

Data 4 dhjetor 2021 shënon një ditë të veçantë në historinë e FED invest, 6-vjetorin e krijimit të tij. Rruga e përshkuar për të arritur këtë stad zhvillimi nuk ishte e lehtë.

E filluara është që nga viti ‘92, kur mposhtën skepticizmin dhe mentalitetin e zonave rurale për kredimarrjen; te disbursimi i kredive të para, ndonëse informale; përballimi me guxim i sprovës së fortë të vitit ‘97; formalizimi në dinamikë i strukturës së qeverisjes, përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor e rregullativ; për të kulmuar më 4 dhjetor 2015 me marrjen e një vendimi tjetër historik– themelimin e FED invest.

Gjithshka lindi nga bashkimi me përthithje i 69 SHKK-ve me ish SHKK Belsh. Zgjedhja e emrit nuk ishte rastësore: Binomi FEDERATË + Investim që tregonte qëllimin e bashkimit në një federatë për investim, ose shkurt FED invest. Institucioni i ri mori bekimin (licencën) si SHKK Kombëtare në 2 mars 2016 nga Banka e Shqipërisë dhe më vonë edhe nga ASD.

Vërtetësia cilësohet ku hapi i parë ishte kryerja e një transformimi rrënjësor institucional dhe organizativ, duke vijuar me implementimin e sistemit të ri të teknologjisë, FlexCube, dhe përmirësimin rrënjësor të infrastruktures fizike dhe digjitale; prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare dhe jo-financiare; hapjen e qendrës ABA; lancimin e kanaleve të reja digjitale të shpërndarjes dhe komunikimit, etj. Përkthyer në shifra, sot, numri anëtarëve ka kaluar 80 mijëshin, portofoli i kredisë dhe i depozitave po afrohet tek 4.8 miliardë Lekë, shërbimet e llogarisë rrjedhëse e pagesave utilitare dhe FED online janë shtrirë në të gjithë rrjetin, numri i degëve dhe i stafit është rritur dhe bashke me to edhe qëndrueshmëria financiare e Institucionit.

Një udhëtim sa mbresëlënës, aq dhe frymëzues, i vlerësuar si histori suksesi nga Qeveria Shqiptare dhe organizata ndërkombëtare financiare! Por aspiratat tona shkojnë përtej një institucioni të zakonshëm mikrofinance. Sot FED invest është promotor dhe kampion i përfshirjes financiare dhe i zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri. Ai sheh drejt së ardhmes me objektiva të qarta dhe ambicioze si: rritja në sektorin e SME-ve, krijimi i partnerëve të biznesit dhe financimi i zinxhirit të vlerës, promovimi dhe rritja e aktivitetit të pagesave utilitare, futja e produkteve të reja financiare si kredia 24h, overdrafti, kredia e dedikuar për agroturizimin, pagesat me kodin QR, etj.

Tashmë 2022-i që vjen  është një vit special për FED invest, që përkon me:30-vjetorin e fillimit të misionit të kësaj organizate, si një projekt i Bankës Botërore;  po edhe 20 vjetorin e themelimit të Unionit SHKK (pararendësi i FED invest) si një arritje dhe risi unike e kohës. Pra, cilësohet se viti 2022 do të jetë një vit jubilar në të gjithë muajt e tij.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular