BallinaAktualitet“Ndiqni pasuritë, jo rrogat!”- Mustafa Nano: Rreziqet që sjell publikimi i pagave...

“Ndiqni pasuritë, jo rrogat!”- Mustafa Nano: Rreziqet që sjell publikimi i pagave dhe targave! Çfarë duhet të bëjë SPAK

Publikimi i të dhënave financiare të shqiptarëve mua nuk m’u duk skandal, por kureshtare, madje edhe e dobishme, sepse bëhet transparente diçka që duhej bërë transparente. Kjo lloj transparence, në Norvegji, garantohet prej kohësh. Secili norvegjez është i lejuar, ka mundësi të ketë akses te të dhënat financiare të secilit norvegjez tjetër, kushdo qoftë ky i fundit, që nga personaliteti më i rëndësishëm publik, e deri te njeriu më i thjeshtë. Madje, deri para disa vitesh, çdo norvegjez mund të depërtonte, mund të futej në rrjetin ku ishin këto të dhëna edhe nga një adresë anonime. Ka disa vite që kjo nuk lejohet më. Secili që do të informohet mbi gjëra të tilla, ai duhet të japë emrin dhe mbiemrin e tij të saktë, dhe numrin e kartës së identitetit, dhe kjo nuk e kompromenton nevojën për transparencë që ka shoqëria norvegjeze. Çdo gazetar, çdo njeri tjetër, që do të informohet mbi të dhënat e kësaj natyre për çdo person, mund të futet, mjaft të vërë emrin e vet dhe numrin e ID.

Nga kjo transparencë, norvegjezët nuk i ka gjetur asgjë e keqe. Mendoj se dhe neve nuk na gjen asgjë e keqe, nëse kjo gjë bëhet me ligj, jo siç u bë, në mënyrë të papritur, befasisht dhe për qëllime që akoma janë për t’u zbuluar. Ajo që dua të theksoj sot është se nuk e kuptoj pretendimin e disa njerëzve, që thonë se po më preket rroga, po më zbulohet rroga, e cila është një gjë private, personale, intime. A thua se u janë zbuluar hallatet, a thua se u është publikuar ndonjë video, ku ato shfaqen duke bërë gjëra të çuditshme dhe ilegale. Unë nuk jam dakord absolutisht me këta njerëz.

Unë e di që kështu si u bë, kjo që u bë, publikimi i pagave të qindra mijë shqiptarëve, ka disa pasoja, sepse u bë kështu si u bë. Disa dëme janë të kuptueshme. Unë jam i informuar dhe nga bisedat që kam pasur me 2-3 biznesmenë, që në kompanitë private, sidomos tek ato që kanë pasur në harkun e shumë viteve politika dhe taktika të caktuara për të rekrutuar, promovuar apo shpërblyer punonjësit e tyre në mënyrë të diferencuar, mbi bazën e asaj që ata japin në punë, tashmë kjo ka dalë në shesh dhe te punëmarrësit mund të krijohen probleme dhe dëmtohen e kompromentohet harmonia e kompanësia sociale brenda kompanisë. Ky është një dëm real. Dëmi tjetër ka të bëjë me faktin që publikimi i të dhënave të tilla, kështu si u bë, u jep mundësi grupeve të vogla kriminale, që në fakt nuk janë të vogla, por janë grupe të mirëfillta kriminale, që të bëjnë një listë shumë të gjatë me emra që kanë paga stratosferike dhe t’i përdorin këto njerëz si target, si objektiva, si tabela qitjeje për t’i gjobitur në të ardhmen. Ky është një dëm gjithashtu shumë i qartë.

Mund të ketë edhe dëme të tjera, por unë jam i prirur të shoh anën pozitive, ndonëse dënoj mënyrën si u bë, motivacionet mbi bazën e të cilave u bë kjo gjë, sepse motivacionet janë të ndyra, janë të pista, por nëse do të adoptohej si një strategji nga ana e qeverisë dhe shtetit shqiptar për ta garantuar këtë transparencë në stilin norvegjez, unë do të shihja të mira, sidomos në rrethana konkrete. Publikimi i të dhënave të tilla është një lloj skaneri fantastik, për të cilin shoqëria jonë edhe ka nevojë, sepse kemi mundësinë të shohim se çfarë ndodh në rropullitë e kësaj shoqërie, këtij kombi.Ne e dimë se këtu ka korrupsion, kemi perceptimin tonë, bazohemi në vëzhgime personale, në investigime që bëhen nga media apo te hetimet që bëhen nga struktura të posaçme të hetimit që janë kushtetuese, por nga ky publikim ne kemi mundësinë të krijojmë një ide të saktë, precize, matematike mbi nivelin e korrupsionit. Madje unë do t’u sygjeroja strukturave të hetimit, deri dhe SPAK-ut që t’i bëjë një vëzhgim të imët publikimit në fjalë.

 

 

Sepse aty kanë mundësinë të zbulojnë korrupsione apo afera korruptive që nuk do kishin mundësi t’i zbulonin në rrethana të tjera. rrogat e larta nuk janë në vetvete domosdoshmërisht një tregues korrupsioni sepse ka tërhequr shumë kjo gjë, nuk është se në diskutimin publik njerëzit janë ndalur te dëmet, jo, janë ndalur te ana spektakolare e gjësë, janë ndalur te rrogat e larta të disa njerëzve sidomos të disa gazetarëve dhe analistëve e moderatorëve televizivë. Ne jetojmë në një sistem ku çmimi i gjithëkujt varet nga kërkesa dhe oferta, nëse një kompani mediatike ka nevojë shumë për Muç Nacon, po e ilustroj po marr veten time, dhe unë e kuptoj që ajo kompani ka nevojë, ka nevojë për audiencën që unë mund t’i jap, për prestigjin, unë e kuptoj këtë nevojë, e pikas, dhe unë kam shansin të bëj ca negociata të rehatshme në fund të të cilave mund të arrij një rrogë të mirë.

Janë zemëruar disa pedagoggë, i kam parë disa që e ngrenë zërin me të madhe ca janë këto paga të çmendura, ky është sistemi, edhe në sistemin universitar unë jam i sigurtë që nuk paguhen të gjithë njësoj. Disa paguhen më shumë disa më pak, mbi bazën e meritave, nëse paguhen të gjithë njësoj atëherë aty ka nevojë për një reformë sepse i bie që jetojnë në vitin 1990. Tani, për mua kjo ndodh kudo në Botë, diferenca me paga të tilla. Dhe problemi me gazetarët nuk është te pagat e larta, problemi me gazetarët është te rrogat e padeklaruara. Problemi është te pasuritë, Gjurmoni pasuritë dhe jo rrogat. Rroga është një gjë që ka kuptim në sistemin që kemi zgjedhur nuk jemi ende në regjimin e Enver Hoxhës, jemi në KAPITALIZËM, ku njerëzit paguhen dhe shpërblehen mbi bazën e meritës mbi bazën e talenteve që ata shprehin dhe manifestojnë dhe mbi bazën e produktit që japin dhe përkushtimit që manifestjnë në punë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular