BallinaKryesore“S’doja të jetoja më, kam përfunduar te psikiatri”/ Fjolla Morina rrëfehet pas...

“S’doja të jetoja më, kam përfunduar te psikiatri”/ Fjolla Morina rrëfehet pas daljes nga burgu: Mendoj që ma kanë bërë të keqen, dikush…

Gjatë këtij viti, Fjolla Morina ka qenë herë pas here në qendër të vëmendjes. E shkak u bë arrestimi i saj në Prishtinë, pasi akuzohej për trafikim të armëve. Këngëtarja së fundmi ka dhënë një intervistë ku tregon se si janë ndjerë familjarët e saj dhe si e ka kaluar kohën në burg.

Teksa rrëfente gjendjen e saj gjatë asaj periudhe, Morina u shpreh se nuk e ka pasur aspak të thjeshtë dhe se e ka parë veten në pikën zero. Madje ajo ka zbuluar se ka shkruar edhe në psikiatri për të kaluar gjendjen e rënduar të saj.

“Nuk e kisha imagjinuar që mund të kisha përjetuar diçka të tillë. Unë kam bërë shumë sfida për karrierë, por kjo është diçka në jetën time personale dhe ka ndikuar edhe në familjen time në fëmijët e mi, në njerëzit më të dashur. E kam parë vetën në pikën zero saqë nuk doja të jetoja më, rashë edhe në kile. Ka qenë aq e rëndë sa kam shkuar në psikiatër. Shkoja pothuajse çdo ditë”, tregoi Fjolla për T7

Ndërsa në lidhje me familjen e saj, Morina theksoi se ka ndikuar shumë e gjithë kjo situatë, sidomos te vajzat dhe nëna e saj.

“Vajzat e kanë përjetuar keq, gjithashtu edhe mami im. Madje vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë. Ndonjëherë kam menduar të iki nga ky vend, të mos jetoj më këtu. Derisa të vdes nuk do ta harroj”, u shpreh këngëtarja.

Kjo e fundit tregoi gjithashtu edhe rreth gjendjes dhe rutinës së saj brenda në burg, ku shprehu se ka qenë shumë e mbyllu dhe se nuk shoqërohej shumë me të burgosurat e tjera.

“Më duket akoma si ëndërr. Mos mu bëftë me e harru. Kam qenë shumë e mbyllur si person brenda. Kur e di që ke bërë diçka e ul kokën, por kur e din që s’ke bërë gjë është shumë e rëndë. Dëgjoja fjalë shumë… Nuk kam pasur kontakte me të tjerat, kam lexuar më shumë, vendosa një rutinë. Nuk munda ta pranoja kurrsesi vetveten. Kam arritur në përfundimin që duhet t’i provojmë këto gjëra që ta kuptojmë që jeta është shumë e bukur”, rrëfeu Fjolla.

Për sa i përket akuzave, këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë, por vetëm ka shprehur se mendon që dikush i ka bërë keq dhe se ajo nuk e meritonte të përfundonte në burg.

‘’Kur ka ndodh rasti unë mendoj që nuk ka qenë çështja që unë të përfundoj aty, por ne njerëzit jemi shumë egoistë. Nuk kemi qejf ta shohim njëri-tjetrin mirë, vetëm keq. Unë mendoj që ma kan bërë të keqen, dikush e ka bërë nga inati, për drama. Po më vjen shumë keq për ato njerëz. ‘’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular