BallinaKronike40-vjeçari humb kontrollin e makinës/ Plagosen bashkëshortja dhe vajza e tij, ja...

40-vjeçari humb kontrollin e makinës/ Plagosen bashkëshortja dhe vajza e tij, ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë kur një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij, 37-vjeçarja me inicialet L.A dhe vajza e tyre 5 vjeçe të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas korrespondentes së Panorama.al, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Xarrë, rreth orës 21:05 kur 40-vjeçari K.A ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Opel’ duke sjellë për pasojë plagosjen e gruas dhe vajzës së tij. Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05,  në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe,  dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular