BallinaBotaKy është vendi që ka kapur 128 tonë drogë në një vit,...

Ky është vendi që ka kapur 128 tonë drogë në një vit, ja si kryhet trafiku i lëndëve narkotike drejt SHBA-ve dhe Evropës

Panamaja ka sekuestruar 128 tonë drogë përgjatë vitit 2021, pothuajse 40 ton më shumë se rekordi i saj i mëparshëm historik, i vendosur në vitin 2019.

Në vitin 2021, si rezultat i 565 operacioneve kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, u sekuestruan 128,7 ton drogë. Ky numër i konfiskimeve cilësohet si rekord historik për vendin, shtoi presidenti në fjalimin e tij” tha presidenti  Laurentino Cortizo gjatë raportit të tij para Asamblesë Kombëtare të Deputetëve.

Droga e kapur ka qenë kryesisht e llojit kokainë dhe ka një rritje prej 43% krahasuar me rekordin e mëparshëm për Panamanë, i vendosur në vitin 2019 me 90 ton drogë të kapur në një vit, transmeton France 24.

Në vitin 2020, dhe pavarësisht masave të karantinës të vendosura nga pandemia, Panamaja arriti të sekuestronte 84 tonë lëndë narkotike, rekordi i tretë më i madh në historinë e saj.

Por përveç trafikut të drogës është rritur edhe numri i vrasjeve, ku shumica prej tyre janë lidhur me krimin e organizuar.

Ne do të vazhdojmë të forcojmë teknologjinë, inteligjencën, operacionet dhe bastisjet. Në luftën kombëtare kundër krimit, s’kam negociuar dhe as nuk do të negocioj me kriminelët” tha Cortizo.

Panamaja cilësohet si porta kryesore e drogës së Amerikës Qendrore që më pas udhëton drejt Shteteve të Bashkuara, që është edhe konsumatori më i madh në botë.

Droga vjen nga Amerika e Jugut, kryesisht nga Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë i kokainës. Megjithatë, autoritetet panameze kanë zbuluar një rritje të trafikut të drogës, përmes porteve të Karaibeve që të çojnë drejt Evropës. Ministri i Sigurisë, Juan Manuel Pino, deklaroi se provinca e Karaibeve, Colón, në veri të qytetit të Panamasë, është zona e vendit ku kapet sasia më e madhe e drogës. Nga totali i drogës së sekuestruar, të paktën 40 tonë janë kapur në qendrat portuale, ku trafikantët e drogës tentojnë të fshehin lëndët narkotike në kontejnerë të destinuar për në kontinentin e vjetër dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, javët e fundit, policia panameze çmontoi dy grupe kriminale të cilat vepronin nën komandën e Clan del Golfo, një kartel kolumbian që kontrollon prodhimin e rreth 300 tonëve kokainë, një e treta e prodhimit të kësaj droge vjen nga Kolumbia.

Disa ekspertë besojnë se shumë prej karteleve mund të veprojnë në Panama të joshur edhe përdorimi dhe rritja e dollarit në ekonominë e këtij vendi pasi kanë avantazh në sektorin financiar, atë të shërbimeve, pozicionin gjeografik dhe portet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular