BallinaBotaVdes në moshën 86-vjeçare bosja e parë femër e Camorras/ Ishte vetëm...

Vdes në moshën 86-vjeçare bosja e parë femër e Camorras/ Ishte vetëm 18 vjeç dhe 6 muajshe shtatzënë kur ekzekutoi mes Napolit vrasësin e burrit të saj

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare bosja e parë femër e Camorrës. Maresca, gruaja e bosit të “Camorra-s” Pasquale Simonetti, njihej ndryshe edhe si Pupetta, “Kukulla e Vogël”. Ajo  mori famë në moshën 18 vjeçare në botën e krimit kur qëlloi për vdekje vrasësin e burrit të saj në Napoli.

Ajo u shndërrua në bosen e parë femër në klanin e fuqishëm mafioz të Italisë, Camorra. Assunta Maresca apo siç e thërrisnin ‘Pupetta’ ishte vajza e një tregtari famëkeq.

Në mesin e viteve 1950, ajo ishte vetëm 18 vjeçe dhe gjashtë muajshe shtatzënë, kur gjurmoi dhe ndoqi këmba-këmbës bosin e Camorra-s, Antonio Espositon, i cili kishte urdhëruar vrasjen e burrit të saj.

Ajo e qëlloi atë për vdekje në mes të ditës në një nga rrugicat e Napolit. Hetuesit italianë besonin se në këtë ngjarje Puppeta nuk kishte vepruar e vetme. Por Maresca këmbënguli se ajo ishte autorja e vetme e krimit.  Ajo u gjykua për vrasje në vitin 1959, ku në seancë sfidoi edhe vetë gjyqtarët duke u thënë se “atë krim do ta kryente përsëri”.

Maresca lindi në burg dhe 14 vjet pas lirimit ajo u ribashkua me djalin e saj, Pasqualino. Në vitet pas daljes nga burgu ajo u bë pjesë e kinematografisë duke marrë pjesë në një film të frymëzuar nga jeta e saj, ndërsa më pas i hyri edhe biznesit duke hapur dy dyqane rrobash në NapoliMaresca, me burrin e saj bosin e “Camorra-s” Pasquale Simonetti

Megjithatë, jeta e saj private vijoi të ishte e trazuar. Ajo u bashkua me trafikantin e armëve dhe të drogës Umberto Ammaturo me të cilin lindën edhe binjakë. Ammaturo ishte xheloz për Pasqualinon, i cili kishte ambicie të ngrihej brenda klanit të Camorras.

Kur Pasqualino mbushi 18 vjeç, në janar 1974, ai shkoi të takonte Ammaturon në një kantier ndërtimi në mbikalimin e Napolit dhe aty u zhduk. Nëna e tij dyshonte se i dashuri i saj i kishte vrarë djalin dhe e kishte varrosur trupin e tij në çimento, shkruan The Guardian. 

Ashtu siç tha ajo në një intervistë për ‘The Guardian’, në 1995, se e kishte pyetur të dashurin e saj për t’i treguar se çfarë kishte bërë me djalin.  Por pavarësisht përplasjes së ashpër mes tyre ajo mbrojti binjakët e saj dhe nuk u nda prej tij. Më vonë Maresca u akuzua se qëndronte pas vrasjes së Ciro Galli, një anëtar i Nuova Camorra Organizzata, një organizatë e formuar nga Raffaele Cutolo i cili synonte të rinovonte Camorran. Në vitin 1982, Maresca sfidoi hapur Cutolo-n gjatë një konference për shtyp dhe në të njëjtin vit u arrestua së bashku me Ammuturon për vrasjen e Aldo Semerarit, një mjek ligjor dhe neofashist i njohur.

Maresca bëri katër vjet burg përpara se të shpallej i pafajshme. Ajo ishte vajza e vetme në një familje me katër vëllezër, dhe thuhet se kishte sjellje të dhunshme që fëmijë kur rrahu një shok klase aq sa i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Maresca njihet edhe për fitoren në një konkurs bukurie në vitin 1953 dhe u kurorëzua si Miss Rovegliano.

Pas një sëmundjeje të rëndë ajo vdiq në shtëpinë e saj në Castellammare di Stabia, pranë Pompeit

Kumbarat apo boset e Napolit kanë pasur gjithmonë një profil më të lartë se homologet e tyre në Cosa Nostran siciliane.

Në vitet 1970 dhe 80, Rosetta Cutolo, motra e vrasësit serial dhe bosit të mafies Raffaele, u përfol se drejtonte organizatën kriminale të vëllait të saj ndërsa ai ishte në burg.

Anna Mazza, e njohur si Vejusha e Zezë, u akuzua se kishte trajnuar katër djemtë e saj për të qenë vrasës.

Erminia Giuliano, e njohur si “Celeste” për shkak të syve të saj blu të zbehtë, nga familja e famshme me bazë në lagjen Forcella, mori detyrën si shefe e klanit Giuliano pas arrestimit të vëllait të saj Luigi, përpara se edhe ajo të vendosej në pranga në vitin 2000.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular