18-vjeçari u nda nga jeta prej sëmundjes së rëndë, nëna zbulon fjalët që i tha në spital: Më thoshte do bësh Dori tjetër…

0

Pas humbjes së 18-vjeçarit Dorian Tahirllari si pasojë e një sëmundje të rëndë, familja Tahirllari u bekua me një djalë tjetër.

Diana Tahirllari ka folur në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë se është bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Dori. Ajo tregoi se e kishte amanet nga djali që u nda nga jeta.

Diana Tahirllari: I kemi vendosur emrin Dori. Mirë kemi qenë. Djali bën 20 ditë sot. E shohim si rrezen e diellit që mund të na ndriçojë ditët dhe të na ngrohë shpirtin. Nuk ishte e planifikuar, e morëm këtë vendim pak më vonë se po na dukej jeta e pavlerë fare. Tani kemi motivin për të jetuar. Kemi dhe një vajzë 18 vjeçe.

Pyetje: Kur Dori ishte në këtë jetë, a ka pasur qejf të kishte një vëlla?

Diana Tahirllari: Më thoshte në spital në Tiranë që mami, ti do bësh Dori tjetër pasi po i shikonte ditët e fundit. Ndaj ishte si një premtim i mbajtur ndaj tij. Kjo ka qenë arsyeja. Para tij nuk duhet të tregohesha e dobët, duhet të isha e fortë para tij. Dori ka qenë i lidhur më shumë me mua. E flisnim bashkë gjithçka.

Kujtojmë se 18-vjeçari vuante nga një tumor malinj, por pavarësisht operacioneve dhe tentativave të mjekëve nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes. Tahirllari ka qenë pjesë e moshave të ekipit të Skënderbeut. Lojtari pjesë e ekipit U-17 të Skënderbeut ishte nga fshati Dvoran i Korçës, ndërsa beteja me sëmundjen zgjati rreth një vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.