BallinaKryesoreProtestë kombëtare para selisë së PD-së?!

Protestë kombëtare para selisë së PD-së?!

Nga Namir Lapardhaja

Domethenë Berisha kërkon që problemin e tij personal me SHBA-në ta bëjë çështje kombëtare, që pushtimin e PD-së ta bëjë çështje kombëtare – kjo është tallja që ka menduar ish-kryeministri për vitin 2022 me demokratët.
Ai me protestën në derën e PD-së tregon se nuk ka asnjë problem më shumë se sa të marrë selinë e të strehohet aty.
Nuk është vetëm çështja se do strehohet, por kërkon që e gjithë PD-ja të rreshtohet në betejën e tij personale, edhe pse e di që një kryetar me “Non grata” e kthen PD-në në një parti të shpërfillur, duke nisur nga çdo socialist që në replikë me Berishën vetëm do t’i kujtojë atij “Non gratën”.
Në këtë histori Rama është më i gëzuar, sepse një pushtim me dhunë i godinës e zbeh edhe më shumë PD-në në publik, si dhe relativizon shplljet e tjera “Non grata” të politikanëve nga radhët e pushtetit.
Berishës në këtë moment i nevojitet vetëm dhuna, sepse në një debat serioz, në një debat të hapur, ai e di që rruga që ka ndjekur është vetëm halli i tij, është pafuqia e tij për t’u tërhequr, është dobësia e tij njerëzore që e sheh PD-në dhe demokratët si pronë e familjes së tij.
Në fakt, kushdo që e kritikon sot Bashën e di edhe vetë mirë, se gjëja më e gabuar e një kryetari është të mbajë në krahë një mit- kryetar, siç bëri Basha me Berishën.
Por pse kjo ndodhi vonë dhe pa iniciativën e Bashës, nuk do të thotë se largimi i Berishës është i padrejtë.
Fatkeqësia e PD-së është se këtë largim duhej ta kish bërë vetë Berisha, përndryshe gjithçka ndodh në mënyrë të trishtueshme, siç po ndodh sot me Berishën, por me shumë kosto për PD-në.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular