BallinaKryesoreNesër vritet deputeti i PD? Kreshnik Çollaku: Ngjarje kriminale, Braho të japë...

Nesër vritet deputeti i PD? Kreshnik Çollaku: Ngjarje kriminale, Braho të japë informacione

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kërkuar që ish-deputeti socialist Spartak Braho të japë detaje në lidhje me deklaratën që dha këtë mesditë me anë të së cilës paralajmëroi vrasjen e një deputeti të PD-së.I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Çollaku tha se nëse ka situata të tilla kjo nuk është më një çështje që i takon PD-së, por është një ngjarje kriminale dhe duhet të trajtohet si e tillë nga autoritetet përgjegjëse. Çollaku i bëri thirrje Brahos se nëse ka informacione për skenarë të tillë t’i transmetojë ato tek autoritetet përkatëse.

“Nuk e imagjinoj që mund të ketë situata të tilla, këto nuk zgjidhen nga politika, por janë situata kriminale, nëse ka situata të tilla, atëherë kjo nuk është më çështje e PD, por të trajtohet si një ngjarje kriminale, është shumë e rëndë. Do kaloj mes njerëzve, demokratët nuk vrasin demokratët. Jam i turpëruar që kësaj partie i ndodh kjo histori, selia mund të hidhet në erë dhe me tritol, Braho të jap informacion nëse ka. Jam i pafjalë dhe i turpëruar nga kjo që po ndodh,”- tha Çollaku.

Këtë mesditë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme, do të shoqërohet me dhunë e vrasje. I ftuar në “Zona Zero”, Braho paralajmëroi vrasjen e një deputeti të Partisë Demokratike, me inicialet E.A., por pa i përmendur emrin. Nga inicialet dyshohet se mund të bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn, por nga autoritetet nuk ka pasur asnjë reagim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular