BallinaKryesoreEMRAT/“Bardhi kërkon informacion nga efektivi i policisë: Përse janë shoqëruar anëtaret e...

EMRAT/“Bardhi kërkon informacion nga efektivi i policisë: Përse janë shoqëruar anëtaret e Këshillit Kombëtar të PD? Pse ndodheni ende në seli?”

Sekretari i PD Gazment Bardhi,  në një komunikim për mediat deklaroi se janë shoqëruar në komisariat kryetarë të degëve të PD.

Bardhi ka kërkuar nga polici se kush është arsyeja që po ndalohen anëtarët e Këshillit të PD , dhe kush është arsyeja që ende policia qëndron në polici.

‘Sokrat Turtulli përse është shoqëruar? Fatmir Guda , Luan Hoti , Avzi Ahmati janë shoqëruar kush është arsyeja’, tha Bardhi iu drejtuar oficerëve të policisë vendosur në godinën e selisë së PD.

Punonjësi i policisë: për shkak të rrethanave të ngjarjes që ka ndodhur sot. Nuk jap asnjë deklaratë

Bardhi: Përse nuk ikni?

Punonjësi i policisë: Do ikim kur të duam ne

Bardhi: Policia mbërriti 47 minuta pasi u njoftua

‘U përdorën shkopinj në drejtim të protestuesve? Pyesni prokurorinë. Çdo zyrtar i PD i ka hapur dyert e selisë prokurorisë dhe i ka lejuar të ushtrojë kontroll edhe në ambiente që nuk lejohen. Një media e financuar nga Berisha nuk mund të hedhë baltë mbi demokratët. Secili deputet që ka qenë në mbledhjen ka qenë i dhunuar dhe për një kohë të gjatë kanë qenë nën tension për shkak të dhunës së ushtrua në seli e demokratëve’, tha më tej Bardhi.

Më tej ai tha se gazetarët nuk u lejuan të futen në godinë sepse çdo individ i është nënshtruar një procesi regjistrimi, për t’u verifikuar identiteti i të gjithë personave që ishin në seli. Pasi verifikohej identiteti, atëherë personat i nënshtroheshin kontrollit fizik dhe kur ka mbaruar kjo procedurë, gazetarët janë futur në seli’, tha më tej Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular