BallinaAktualitetSHBA, BE, OSBE Britania, Gjermania dhe Meta reaguan për protestën e Berishës...

SHBA, BE, OSBE Britania, Gjermania dhe Meta reaguan për protestën e Berishës tek selia e PD

SHBA, BE, OSBE Britania dhe Gjermania dhe Meta reaguan për protestën e Berishës tek selia e PD

„Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE.“

Ambasadori i Gjermanise Zingraf mbështet deklaratën e mëposhtme te Delegacionit të BE-së. Në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë.

“Prezenca e OSBE-së po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike. Ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë policinë për ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në themel të demokracisë”- thuhet në reagimin e OSBE.

Edhe Britania ka denuar ne sinkron dhunen e perdorur sot ne proteste nga mbeshtetesit e Berishes.

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular