BallinaKryesore“Duhen larguar dinozaurët politik të tranzicionit”/ Basha: PD do të ringrihet më...

“Duhen larguar dinozaurët politik të tranzicionit”/ Basha: PD do të ringrihet më e fuqishme pas dhunës së Sali Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se demokratët duhet të shohin një mundësi për t’u ringritur më të fortë, pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, ai tha zgjidhja e situatës politike, është largimi i kryeministrit Rama dhe Sali Berishës, të cilët sipas Bashës, po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Njeriu i 1001 sklandaleve doli sot dhe na shiste moral. Këtë ja mundësoi vetëm Sali Berisha. Rama dhe Berisha janë bashkuar në një binom. Njëri është non-grata ndërsa tjetri ka të gjitha rekordet për tu shpallur non-grata. Qëllimi dhe objektivi im dhe I bashkëpunëtorëve të mi, që kemi qenë në një mbledhje, nga këto rrënoja të dhunës së Sali Berishës dhe një grushti kriminelësh, nga këto rrënoja që eksitohet ai dhe Edi Rama, të fillojmë të ringrejmë një Parti Demokratike, siç e kanë dashur dhe themeluesit apo dhe demokratët, qytetarë të zakonshëm, të përndjekur politikë.

Ashtu siç e duan prindërit demokratë, që ju ka ardhur shpirti në majë të hundës, siç e do rinia shqiptare, shumica e shqiptarëve, Një parti që t’I prijë mbylljes së tranzicionit. Kjo duhet të kalojë përmes sprovave të tilla të dhunshme siç ishte kjo që eksitoi Berishën dhe Ramën. Dua tju them që vendosmëria është e palëkundur. Të qëndrojmë në këtë betejë për ju.

Të ndërtojmë nga fillimi aty ku është e nevojshme. Të riparojmë kudo që pashallarët kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve. Kanë shkatërruar të ardhm,en e rinisë dh ei trajtojnë qytetarët shqiptarë si plaçkë të cilën e flakin tutje kur nuk i duhen. Përpiqen ta grisin. Ky është mentaliteti që kemi trashëgimi, na ka bërë dëme shumë të mëdha. Gjithçka të zeszë e kemi nga dinozaurëve të tranzicionit që po I vjen fundi një e nga një.

Sa më shumë përpiqen të marrin vëmendje në televizione dhe rrjete sociale. Krijojnë një botë imagjinare që skanë lidhje me botën e halleve të qytetarëve, detyra jonë e parë, është të ndërtojmë gjithçka duke u bazuar në hallet e shqiptarëve, të formulojmë zgjidhjet e tranzicionit të stërzgjatur shqiptarë. Pavarësisht se këto janë kundër një grupi, dinozaurëve të politikës së tranzicionit” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular