BallinaKryesoreLirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave është mbrojtja...

Lirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave është mbrojtja e Edi Ramës për skemën e patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve

Lirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave është mbrojtja e Edi Ramës për skemën e patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PD ENKELEJD ALIBEAJ

Vendimi i sotem i gjykates per te liruar 4 personat e akuzuar per nxjerrjen e te dhenave personale te shqiptareve eshte deshmi e qarte se Edi Rama po mbron krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve. Është gjithashtu e qartë, se vendimi tregon se segmente te drejtesise mbeten nen ndikimin direkt te Edi Rames dhe i shërbejnë pushtetit të tij të vjedhur.

Vendimi i sotëm, në thelb, vulos me pafajësi një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet dhe një nga skandalet me të mëdha të kësaj qeverie në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave përsonale të qindra mijëra shqiptarëve.

Vendimi i sotem i gjykates eshte deshmi e qarte se autoret e publikimit të të dhenave, perfshire dhe ate te patronazhisteve jane kryeministri dhe vartesit e tij. Nuk ka asnje shpjegim juridik apo logjike normale qe te justifikoje gjykimin ne gjendje te lire per 4 personat qe kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës.

Të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën për të vjedhur zgjedhjet! Ato janë pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, në shërbim të pushtetit personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Që në fillim të shpërthimit të skandalit, Edi Rama u përpoq ta zvogëlojë përmasën e skandalit, ndërsa sot, me tentakukat e tij në sistemin e drejtësisë, doli hapur dhe liroi 4 personat, që akuzohen zyrtaisht për publikimin e të dhënave.

Shqiptarët e kanë të qartë se krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave! Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.

Partia Demokratike denon nderhyrjen flagrante te Edi Ramës në vendimin për të liruar vartësit e tij dhe për të mos i shkuar deri në fund skemës kriminale të patronazhimit përmes vjedhjes së të dhënave perisonale të shqiptarëve.

Me taksat e tyre, shqiptarët kanë paguar në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës, 160 milionë euro me qëllimin e vetëm që të dhënat e tyre të jenë të sigurta.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka asgjë të sigurtë: as vota nuk është e sigurtë, as puna, as siguria në familje. Një kryeministër që keqpërdor dhe tradhëton qytetarët për pushtetin e vet personal duhet të ishte sot para drejtësisë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular