BallinaKryesoreAnëtari i kryesisë Xhemal Gjunkshi: Stop çdo mendimi, akti provokator dhe skenari...

Anëtari i kryesisë Xhemal Gjunkshi: Stop çdo mendimi, akti provokator dhe skenari të dhunshëm, që kërkon të destabilizojë dhe shkatërrojë jo vetëm PD por edhe Shqipërinë dhe Rajonin.

Nga Xhemal Gjunkshi

I nderuar Kryetar! Të nderuar kolegë! Mesditën e 8 janarit nuk do ta harrojmë kurrë, do të mbetet në mendjen tonë si një katastrofë për imazhin e demokracisë në vend, një ditë ankthi e zhgënjimi për të gjithë demokratët që me zemër dhe mendje kanë besuar në demokraci. Sulmi i dhunshëm i protestës që ishte përgatitur për të shkaktar gjakderdhje vuri në rrezik jetën e gjithsecilit që ndodhej në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike dhe të vetë anëtarëve që morën pjesë në protestë. 8 Janari ishte një ditë shumë e trishtë, një situatë mjaft e rëndë të cilën unë si ish ushtarak nuk e kam përjetuar kurrë, madje edhe kur kam qenë në Irak, Afganistan, Çad (Afrikë) ku kam qëndruar me helmetë në kokë a antiplumb në trup për më tepër se tre orë pa lëvizur nga vendi deri me evakuimin tonë nga Forcat Speciale të SHBA-ve. Sytë tanë nuk do ta harrojnë kurrë urrejtjen dhe barbarizmin e datës 8 janar, ku një grup njerëzish ofendonin, qëllonin e bërtisnin. Ai ishte një revolucion i dhunshëm, me skenarë të planifikuar dhe të organizuar mirë dhe me synim të qartë, ku me siguri do të kishte edhe të vrarë. Fatmirësisht nuk pati humbje jete. Foltorja e organizuar gjoja për demokratizimin e partisë, për hapjen e partisë etj., ishte e paligjshme që në embrion, në kundërshtim të plotë me Statutin (Kushtetutën e Partisë Demokratike). Sali Berisha dhe të gjithë përkrahësit e tij, me grupin nismëtar nuk njihnin Kryetarin e Partisë, Kryesinë dhe strukturat drejtuese të Partisë. E gjitha kjo ishte një grusht shteti brenda Partisë, dhe këtë e beri de facto me Kuvendin ilegjitim të 11 Dhjetorit dhe de jure me referendumin e 18 Dhjetorit. Gjatë gjithë këtyre muajve atyre u është lënë terren i lirë për të manipuluar demokratët, prandaj kërkohet më tepër se kurrë që çdo drejtues politik, anëtarë kryesie e deputet të ulet dhe të bisedojë me demokratët dhe qytetarët, të dalin në terren me urgjencë dhe të sigurojnë bashkimin, unitetin, të ardhmen. Duhet të kemi kurajën dhe guximin që të flasim hapur me ta duke pranuar dhe gabimet tona, të cilat kanë ardhur më tepër pikërisht nga ata që sot janë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike, dhe kundër aleatit tonë më besnik dhe më të fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk mundet të ketë bashkëjetesë me individët që në datën 8 janar erdhën të na vrisnin. Është e pakonceptueshme dhe e paimagjinushme kur dëgjon atë që thiri dhe organizoi këtë revolucion të dhunshëm, kur pyetet nëse në datën 8 janar u ushtrua dhunë, nëse u thyen xhama dhe ai përgjigjet shumë ftohte: Jo nuk u thyen xhama. E gjithë bota ishte dëshmitar i dhunës dhe barbarizmit dhe të gjitha kancelaritë perëndimore e dënuan këtë akt të rrezikshëm. Shprehem dakord që të gjithë drejtuesit e qarqeve apo deputete me funksione në komisionet parlamentare, që u bënë palë me dhunën e barbarizmin, duhet të përjashtohen dhe shkarkohen nga Partia Demokratike, në përputhje me statutin e Partisë dhe ligjet në fuqi.
Unë distancohem plotësisht nga ai akt banditësh, i dhunshëm, kriminal dhe nga të gjithë ata që e kanë dirigjuar dhe orkestruar.
Stop dhunës!
Stop çdo mendimi dhe akti provokator dhe skenari të dhunshëm, që kërkon të destabilizojë dhe shkatërrojë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë dhe Rajonin. Nëse të gjithë bashkohemi dhe punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët, rezultatet mund të kenë shumë më tepër ndikim. Prandaj të mbështesim njeri tjetrin për interesin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.
Faleminderit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular