BallinaPolitikePD kundër Presidentit: Të qëndrojë larg selisë! Koha kur PD përdorej si...

PD kundër Presidentit: Të qëndrojë larg selisë! Koha kur PD përdorej si mburojë nga Meta ka përfunduar në 9 Shtator

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta:

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular