BallinaKryesoreAnëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi: Sali Berisha u dërrmua politikisht...

Anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi: Sali Berisha u dërrmua politikisht pa filluar sulmi ndaj selisë

spot_img
spot_img

Anëtarja e kryesisë së PD-së Taulanda Jupi tha se ish-kryeministri Sali Berisha u dërrmua politiksht pa filluar sulmi.

Sipas saj, një pjesë e demokratëve janë përdorur nga Berisha.

“Për sa i përket fitores apo humbjes, unë besoj se Sali Berisha u dërrmua politikisht pa filluar sulmi ndaj ndërtesës së Partisë Demokratike. Ai pretendonte që në oborrin e partisë do të sillte mijëra e mijëra demokratë, ndërkohë që ne pamë që aty kanë qenë një pjesë e demokratëve, dhe një pjesë njerëz që nuk kanë lidhje me partinë”, tha zonja Jupi në “Now” me Erla Mëhillin.

Ajo përmendi se veprimi i parë që kanë bërë protestuesit ishte lyerja e kamerave me bojë.

“Pse duhej të bëhej kjo kur protesta ishte paqësore?”, tha Jupi duke aluduar se në protestën e 8 janarit morën pjesë njerëz që kërkonin të nxisnin dhunë.

Në anën tjetër Taulanta Jupi arsyetoj blindimin e selisë blu duke thënë se “kishte informata se çfarë do të ndodhte dhe jetët e kujt rrezikoheshin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular