BallinaKronikePo festonin një ditëlindje, gjenden të vdekur 4 të rinj

Po festonin një ditëlindje, gjenden të vdekur 4 të rinj

4 të rinj janë gjetur të vdekur dhe kjo ka tronditur Italinë. 3 djem dhe 1 vajzë, jo më shumë se 23 vjeç, u gjetën nga një peshkatar.

Makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino

Autoritetet thonë se ngjarja dyshohet aksidentale. Katër të rinjtë ishin të gjithë banorë të zonës. Ata janë Domenico Di Canio 22 vjeç, William Pagani 23 vjeç, Elisa Brichi 20 vjeç, dhe Costantino Merli 22 vjeç.

Katër të rinjtë kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre.

Të rinjtë kanë festuar fillimisht në një lokal në San Nicolò, dhe më pas u zhvendosën në një vend tjetër në periferi të Piacenza-s.

Më pas, duke u kthyer në shtëpitë e tyre përkatëse, kanë bërë një devijim përgjatë bregut të lumit, dhe më pas ka ndodhur aksidenti tragjik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular