BallinaAktualitetPërhapja e variantit Omicron, sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. A do...

Përhapja e variantit Omicron, sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. A do të ndryshojnë masat anti-Covid?

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë sot një mbledhje mbi situaten e pandemise ne vendin tone.

Për herë të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh në 23 dhjetor, kur edhe u konfirmua rasti i parë me variantin Omicron.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të mos ndryshonte masat e vendosura, përveçse natës së ndërrimit të viteve.

Masat në fuqi janë:

  • Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.
  • Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluara nga data 4 janar 2022,
  • Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

–           Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

–           Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

–           Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

–           Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular