BallinaKronikeVIDEO/ Gjithçka e shkrumbuar, në partamentin në Vlorë që u ‘përpi’ nga...

VIDEO/ Gjithçka e shkrumbuar, në partamentin në Vlorë që u ‘përpi’ nga flakët, identifikohet viktima (EMRI)

Gjithçka e shkrumbuar. Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga banesa në Vlorë, që u përfshi nga flakët, ku për pasojë një 55-vjeçar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Rilindja”, rreth orës 06:20 të mëngjesit të sotëm. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Beqiri, i cili jetonte i vetëm në këtë banesë në katin e parë të një pallati të vjetër në qytetin bregdetar, ndërkohë që vuante nga sëmundje të shëndetit mendor. siç shihet edhe nga pamjet, gjithçka është përpirë nga zjarri, ndërsa ka qenë e pamundur që 55-vjeçari të nxirrej i gjallë prej aty.

Kanë qenë fqinjët e tij ata që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, kur panë se nga kati i parë i pallatit po dilte tym.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular