BallinaKryesore“Berisha, aleat i vyer i qeverisë”/ Basha: 8 janari shënoi fundin e...

“Berisha, aleat i vyer i qeverisë”/ Basha: 8 janari shënoi fundin e tranzicionit, ish-kryeministri s’ia doli të imponojë dhunë dhe përçarje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një prononcim për mediat pas dëshmisë së tij në Prokurori, lidhur me protestën e 8 janarit.

Basha tha se do që autorët të vendosen përpara përgjegjësisë dhe sipas tij 8 janari shënoi fundin e tranzicionit.

Basha tha prerazi, se PD nuk do të imponohet nga një pakicë që demonstron akte dhune dhe e do partinë për interesa personale.

“Ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt. Kjo është një nga dëmet që po i shkaktohet familjes tonë politike. Megjithatë ndonëse PD, ishim pre e një sulmi barbar dhe të dhunshëm. Kërkojmë që të vendosen përgjegjësit para drejtësisë dhe i them demokratëve që nuk do të biem në këtë kurth ku na do kundërshtari politik, por duhet të jemi në krye të betejës. Edhe tani Berisha me aktet e 8 janarit është dëshmuar si një aleat i vyer i qeverisë. Sot, kjo prokurori duhet të gëlonte nga personat e arrestuar për inceneratorët.

Me aktet dhe veprimet e tij përçarëse, Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Dua të theksoj se ai nuk ia ka dalë. Së pari s’ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës, siç nuk imponohet asnjë pakicë. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë më shumë se një person i vetëm. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe do i japë fund tranzicionit”, u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular